
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka festuar martesën e motrës së tij dhe ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
Në një video që po qarkullon gjerësisht online, Uzuni shihet duke hedhur tufa të mëdha parash mbi nusen, teksa atmosfera në sallë është ndezur plotësisht.
Futbollisti, i njohur për karakterin e tij energjik, duket se ka vendosur t’i japë një tjetër dimension ditës së madhe të së motrës./Versus.al

