MAGAZINË /

Reshje bore, shi dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit

Parashikimi i motit, 27 tetor.

Shkruar nga Versus

Reshje bore, shi dhe mjegull në pjesën më të madhe të

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje. Në Alpe reshje bore (flokë) me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s. Versus.al

Poll