MAGAZINË /

'Shpërndau informacione dezinformuese', klinika Vera–VIRHOV padit në Gjykatë blogeren Eliona Pitarka!

Pas paralajmërimeve të klinikës se Pitarka kishte ndarë në Instagram dieta për fëmijë në emër të pediatrit Edi Tushe, konflikti mes tyre ka vazhduar me publikime në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus
'Shpërndau informacione dezinformuese', klinika Vera–VIRHOV
Eliona pitarka, Genta Dedej dhe Edi Tushe

Debati mes klinikës private Vera–VIRHOV në Tiranë dhe ish-aktores tashmë blogere, Eliona Pitarka, duket se do të marrë rrugën e drejtësisë.

Pas paralajmërimeve të klinikës se Pitarka kishte ndarë në Instagram dieta për fëmijë në emër të pediatrit Edi Tushe, konflikti mes tyre ka vazhduar me publikime në rrjetet sociale.

Sot, klinika e drejtuar nga Genta Dedej bëri të ditur se ka paditur blogeren për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji, duke nënvizuar se procesi bazohet në Kodin Penal dhe parashikon deri në 3 vite burg në raste konkrete. Çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do të dhurohet për bamirësi.

Deklarata e klinikës Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik.

Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si:
Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli,
Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani,
si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni.
Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë.

Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.

Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji.

Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor.

Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare./Versus.al

Poll