MAGAZINË /

Reshje lokale në këto zona të vendit, si parashikohet të jetë moti për të shtunën

Parashikimi i motit, 25 tetor.

Shkruar nga Versus

Reshje lokale në këto zona të vendit, si parashikohet të

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll