MAGAZINË /

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, ja si paraqitet gjendja e futbollistit

Rey Manaj, sulmuesi i Sivassporit, u përfshi në një aksident trafiku në Bağdat Caddesi, por rezulton pa lëndime serioze. Automjetet u dëmtuan, ndërsa ai u kontrollua në spital vetëm për siguri.

Shkruar nga Versus
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, ja si
Pamje nga aksidenti/ Rei Manaj

Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident trafiku.

Sipas raporteve nga mediat lokale turke, 28-vjeçari po kthehej në shtëpi kur ndodhi përplasja, që shkaktoi dëme vetëm në automjete, pa pasoja për futbollistin.

Pas aksidentit, nuk pati nevojë për ndërhyrje urgjente të ekipeve mjekësore, ndërsa Manaj bëri vizitë në spital vetëm për siguri.

Ai nuk pësuan asnjë lëndim serioz dhe është raportuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ky incident nuk pritet të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e radhës për Sivassporin.

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, ja si
Foto nga aksidenti e publikuar nga mediat turke

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, po e vijon karrierën në Turqi me klubin e Ligës së Parë, Sivasspor. 28-vjeçari lushnjar u largua nga Sharjah FC në Arabinë Saudite pas disa muajve përvojë, për t’u rikthyer sërish në Turqi, po me Sivasspor.

Klubi turk ka konfirmuar se kontrata e Manajt do jetë për tre vite e gjysmë, ndërsa nëse Sivasspor ngjitet në Superligën turke, paga e Manajt do jetë më e lartë.

I lindur më 24 shkurt 1997 në Lushnje, Rey Manaj e filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Interit. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur për Piacenzan, Cremonesen, Sampdorian, Intern, Pescaran, Pisan, Granadan, Albaceten, Barcelonën B, Barcelonën, ​​​​Spezian, Watford, Sivasspor dhe Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rey ka luajtur edhe 44 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar 10 gola, më i rëndësishmi kundër Serbisë në Leskovac edicionin e kaluar.

Manaj është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Sivasspor, pasi gjatë dy viteve të kaluara aty luajti 63 ndeshje, shënoi 34 gola dhe dhuroi shtatë asistime./ Versus.al

 

Tags:

rei manaj

Poll