MAGAZINË /

Rikthehen ditën me shi, në këto zona do të ketë reshje të dendura gjatë të martës

Parashikimi i motit, 21 tetor.

Shkruar nga Versus

Rikthehen ditën me shi, në këto zona do të ketë reshje

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

Poll