MAGAZINË /

Rikthehen në Tiranë “Drag Queen-et” ndërkombëtarë, natë e zjarrtë performance dhe muzike në ish-vilën e diktatorit në bllok

Në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, në Tiranë u zhvillua një mbrëmje me drag queen ndërkombëtarë, pjesë e një eventi artistik me performanca dhe muzikë nga artistë të rajonit dhe më gjerë

Shkruar nga Versus

Rikthehen në Tiranë “Drag Queen-et”

Drag queen-et ndërkombëtare janë rikthyer në Tiranë në Vila 31, ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha në bllok, për një mbrëmje kushtuar performancës, muzikës dhe artit skenik, në edicionin e dytë të këtij eventi.

Sipas organizatorëve, në aktivitet morën pjesë artistë nga rajoni dhe vende të tjera, duke sjellë shfaqje me stile të ndryshme, performanca ekspresive dhe një atmosferë të fokusuar te krijimtaria dhe liria artistike.

Gjatë eventit u dha një program i larmishëm me performanca skenike dhe muzikë, duke e kthyer Vilën 31 në një hapësirë të hapur për art bashkëkohor dhe eksperimentim kulturor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alysha Gail (@alysha.abroad)

Poll