MAGAZINË /

Rikthehen në vëmendje akuzat e ish-kunatave të Violetë Kukajt tek Eni Çobani: E dërgoi vëllanë tonë në psikiatri për t’iu ikur borxheve

Ngjarjet mes motrave të ish-bashkëshortit të Violetë Kukajt rikthehen në vëmendje pas debatit të tensionuar në emisionin “Shihemi në Gjyq”. Bahrije mohon çdo përgjegjësi për shtrimin e vëllait në spital, ndërsa Remzija e akuzon për favorizim dhe fshehje.

Shkruar nga Versus

Rikthehen në vëmendje akuzat e ish-kunatave të Violetë

Ngjarjet mes motrave të ish-bashkëshortit të këngëtares Violetë Kukaj po rikthehen sërish në vëmendje publike.

Gjatë një episodi të programit “Shihemi në Gjyq”, u diskutuan akuzat e forta të Remzijës ndaj Bahrijes, përfshirë pretendimin se vëllai i tyre, Faik Retkoceri, ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Prishtinës me ndërhyrjen e Violetës, për t’iu shmangur borxheve.

Në studion e Eni Çobanit, debati mes tyre u zhvillua me tension të lartë. Remzija akuzoi Bahrijen për përfshirje në shtrimin e vëllait në spital, ndërsa Bahrije mohoi çdo përgjegjësi, duke treguar se ka vepruar vetëm për të ndihmuar vëllain. Dialogu i tyre nxori në pah përpjekjet e Bahrijes për të mbrojtur të afërmit, ndërsa Remzija e akuzoi për favorizim dhe fshehje.

Sipas raportit mjekësor të spitalit psikiatrik të Prishtinës, i lëshuar më 18 tetor 2018, gjendja e Faikut ishte e konfirmuar, por Bahrije thekson se veprimet e saj ishin të drejtuara vetëm për të ndihmuar vëllain.

Megjithë debatet dhe akuzat e ndërsjella, Violetë Kukaj nuk ka dhënë ende asnjë reagim publik lidhur me këto ngjarje. Historia rikthehet sërish në qendër të mediave shqiptare dhe vazhdon të komentuar gjerësisht.

Pjesë nga Shihemi në gjyq: 

Remzije: E ka marrë vëllain e ka çuar në spital.

Eni Çobani: Zonja Bahrije, të lutem tani. Hodhe një fjalë këtu që vëllai është në terapi. Kjo është shumë e rëndë. Pra zoti Faik është vëllai juaj i vetëm, ju jeni 4 fëmijë.

Bahrije: Babai im ka vdekur përpara 48 vjetëve.

Eni Çobani: Dhe vëllai juaj jeton sot me nënën apo jo? Zonja Bahrije, kush e shtroi Faikun në spitalin psikiatrik të Prishtinës?

Bahrije: Unë nuk e shtrova.

Remzije: Tregoje të vërtetën si ka ndodhur rasti!

Bahrije: Unë nuk e shtrova vëllain në spital, unë nuk e shtrova vëllain në psikiatri!

Eni Çobani: Si nuk e ke shtruar? Unë kam letrën këtu.

Bahrije: Ishte viti 2018. Të lutem dëgjomë. Më merr vëllai në telefon në orën 12 të natës dhe më thotë “të lutem, ti duhet të vish për Kosovë”. Unë kam marrë burrin tim dhe kemi udhëtuar, ka qenë ditë e diel, të hënën kemi mbërritur në Kosovë. Kur kemi mbërritur, kam takuar vëllain dhe nënën vetë në shtëpi. Nusja, Violetë Kukaj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia. Vëllai ka qenë vetëm me nënën.

Eni Çobani: Ju pretendoni që kjo martesë u prish për shkak të borxheve?

Bahrije: Për shkak të borxheve.

Remzije: Po pse moj ti e çoje vëllain?

Bahrije: Violeta, nuk ka dashur moj të të marrë ty.

Poll