
Një pyetje e Rogertit ka acaruar Malin, banorin tjetër brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
“A ke familje”, ishte pyetja e Rogertit, por Mali refuzoi të jepte përgjigje duke e konsideruar private dhe se duhet të flisnin për tema vetëm brenda shtëpisë në “Big Brother”.
Biseda:
Mali: Unë kur dua të flas, flas
Rogerti: Nuk është e nevojshme
Mali: Nyuk është e nevojshme të përgjigjem
Rogerti: Mirë, mos u përgjigj. Pse vjen këtu dhe ulesh kot?
Mali: Dua të flas për gjerat këtu brenda jo për gjërat jashtë
Rogerti: O ti i çmendur, duhet të flasësh “aj mirë, çfarë bëre ose mos rri këtu”
Mali: Nuk po flasim për qëndrimin këtu brenda
Rogerti: A ke familje? Motër, vëlla, nënë dhe baba? Pse nuk flet? Nuk të kuptoj!
Mali: Ato janë gjëra personale
Rogerti: Më pyet mua: A kam nënë dhe baba, vëlla?
Mal: Për momentin nuk jam i interesuar./Versus.al

