MAGAZINË /

Rogerti 'shpërthen' sërish ndaj Stenaldos: Nuk ke për ta kuptuar kurrë çfarë do të thotë të jesh baba!

Shkruar nga Versus

Rogerti 'shpërthen' sërish ndaj Stenaldos: Nuk ke për

Edhe pse qëndroi për një kohë në Dhomën e Reflektimit, me vendim të Vëllait të Madh pas ofendimeve të rënda ndaj banorëve, Rogerti duket se nuk ka reflektuar mbi sjelljen e tij, duke u përfshirë sërish në një debat të ashpër me Stenaldon.

Pas deklaratës së rëndës  “Ty të ka dënuar Zoti”, duke iu referuar faktit që Stenaldo është i verbër, Rogerti ka vijuar me fjalë të tjera fyese, duke i thënë se nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh baba dhe se, sipas tij, “nuk do ta kuptojë kurrë”.

Debati nisi gjatë një bisede mes banorëve rreth mundësisë së një lidhjeje mes Juelës dhe Stenaldos, ku ky i fundit kishte shprehur hapur pëlqimin e tij. 

Gjatë përplasjes verbale, Stenaldo i kërkoi Rogertit të tregojë kujdes me fjalët që përdor, sidomos kur përfshin fëmijën e tij, duke theksuar se ato nuk janë të merituara.

“Fëmijën tim e di shumë mirë si e mbroj,” u shpreh Rogerti, ndërsa debati vijoi me akuza reciproke dhe tension të lartë emocional.

Pjesë nga debati: 

Rogerti: Unë e mbroj Juelën. Nuk e shaj siç e ke sharë ti, të gjitha gjërat i bëj më mirë se ti me Juelën.

Stenaldo: Ruaj fëmijën tënd ënga fjalët që thua vetë

Rogerti: Fëmijën tim unë e ruaj vetë, nëse e din ti për veriorët  e malësorët. Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia. Unë jam burrë, ndërsa ti je mos bëj të ta them. Ti je budall pa pëllumba. Unë jam unë ti je ashtu që nuk thuhet.

Stenaldo: Ti ke ikur rreth 20 herë nga shtëpia. Kujdes me djalin tënd se nuk i ka hak dhe nuk i meriton. Mos ia thuaj ato fjalë, nuk duhet tia thuash kurrë.

Rogerti: O budalla, o injorant, ti nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh baba. E kam frikë se nuk do e kuptosh dot kurrë. Vetëm nëse ti dashurohesh me Juelën varet./Versus.al

 

 

Poll