AKTUALITET /

"Atdheu i kotësisë", themeluesi i 'Mrizit të Zanave': I vetmi vend në botë që i shpallim luftë produkteve tona

Shkruar nga Versus
"Atdheu i kotësisë", themeluesi i 'Mrizit të
Altin Prenga

Altin Prenga, themeluesi i agroturizmit të njohur “Mrizi i Zanave” ka publikuar së fundmi një shkrim mbi situatën ku ndodhet vendi ynë sa i takon produkteve të prodhuara në Shqipëri.

Duke folur për “fast food”-in e hapur në Tiranë ku u krijuan radhë të gjata për të blerë, Prenga shkruan se edhe ata që tentuan ta konkurronin, kishin receta me produkte të importit.

Teksa shpreh indinjatën për këtë gjendje të produkteve vendase në Shqipëri, sipërmarrësi shkruan më tej se “ne jemi i vetmi popull në botë që i shpallim luftë tregtare vetes tonë”.

Postimi i tij në rrjetet sociale:

Zakonisht kotësia jep ndjesinë e boshllëkut por ja që kotësia e mediokritetit e mbush një vend si nje tenxhere me presion pa valvul sigurie.

Sot nje deng jonxhe kushton sa 14 buke ose 13€, nderkohe qe qumeshtit po i bie vlera.

Ne Tirane hapa nje strët food me bylmet vendor me shpresën që të frymezoj njerëzit Shqip dhe më vonë shoh në web nja 10 apo 20 receta të ngjashme por që te gjitha me wurstel dhe djathë importit.

Them si nuk doli ore nje tmë bëjë diss me bylmet jugu apo myzeqeje por vetëm me import?

Kur mbushet rrugica jonë me miq klientë i quajnë dele, kur boshatisen rrugicat prej bigut e quajnë frymëzim në atdheun e kotësisë.

Nderkohe qe TVSH e produkteve te shportes është me e larta në botë por as pozita dhe as opozita nuk e cek si teme.

TVSH e produkteve të shportes duhet të ishte A e abetares ekonomike të një vendi normal.

Nderkohë që lufta e re botërore është lufte tregtare ne jemi i vetmi popull që i shpallim lufte tregtare vetes tonë.

Dhe ktu spo them vetëm shteti por dhe qytetari mesatar me difidence dhe fyerje ndaj Made in Albania.

Dikur kisha shpresen që të paktën artistet dhe intelektualët tmë ishin bashku në këtë kauzë qe filloj me themelimin e Slow Food ne Fishtë por dhe atyre ju duket mainstream te merren me gjera koti si produkt vendor apo artizanat.

Industria dhe manifaktura janë drejt zhdukjes, ato pak fasoneri që kanë rezistu shihen me percmim se jemi të gjithë gjela me knu dhe sjena për me prodhu.

Nuk do ma kishte marre mendja që kotësia mund të peshojë kaq shumë, dhe mund të ketë kaq erë të qelbur. Versus.al

Poll