
Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një foto të re, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli të panjohur.
Në imazhin e realizuar në plazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa personi pranë saj mbetet i fshehtë, pasi në foto duken vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që ta identifikojë.
Postimi, i cili u përhap shpejt në rrjet, nuk shoqërohet me asnjë shpjegim apo etiketim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për shumë interpretime. Komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, me shumë prej tyre që përshëndesin çiftin e ri dhe urojne për dashurinë.
Edhe pse artistja nuk ka konfirmuar asgjë, buzëqeshjet dhe afërsia në foto kanë bërë që ndjekësit të jenë pothuajse të bindur se Ronela po përjeton një romancë të re.







