MAGAZINË /

Rozana Radi habit me deklaratën: Do bashkëjetoja më mirë me vjehrrën se sa me një pastruese filipineze

Shkruar nga Versus
Rozana Radi habit me deklaratën: Do bashkëjetoja më mirë me
Rozana Radi

Në episodin e fundit të “Goca dhe Gra”, Rozana Radi surprizoi publikun me një deklaratë të hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe jetesën e përbashkët me të.

Gjatë bisedës, ish-finalistja e edicionit të 4 të “Big Brother VIP” tregoi se përvojën e bashkëjetesës e sheh si pozitive dhe madje të këndshme.

Megjithatë, mënyra e saj e shprehjes ishte paksa e çuditishme pasi bën një krahasim midis vjehrrës dhe një pastruese filipineze. 

“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi. Më mirë vjehrra se sa një pastruese filipineze", tha artistja./Versus.al

Poll