MAGAZINË /

"S'doja që njerëzit të më mëshironin", Gheto Geasy e zbulon për herë të parë: Kam patur kancer

Shkruar nga Versus

"S'doja që njerëzit të më mëshironin",

Reperi i njohur Getoar Selimi me nofkën “Gheto Geasy”, ka ndarë një rrëfim prekës në ‘Canapé’, duke zbuluar për herë të parë se është përballur me një sëmundje të rëndë.

“Kom pasë kancer,” tha ai, duke shtuar se ka qenë një periudhë e errët dhe sfiduese në jetën e tij personale dhe profesionale.

Geti tregoi se për një kohë të gjatë e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, duke mos dashur të ngarkojë publikun apo të kërkojë mëshirë.

“Nuk kam dashur të kërkoj mëshirë. E kam mbajtur për vete, për familjen. Nuk doja që njerëzit të më mëshironin, por të më mbanin mend për atë që jam si artist dhe si njeri,” tha ai.

Pavarësisht vështirësive, ai e ka tejkaluar sëmundjen me forcë, përkushtim dhe mbështetjen e familjes.

Për rrëfimin e plotë emocional dhe detaje të tjera, ndiqni linkun më poshtë. Versus.al

Poll