
Në një deklaratë të fundit të bërë mbrëmjen e djeshme në Fan Club BBVA, Gerta Gixhari komentoi lojën e Selinit, duke u ndalur tek ndikimi që sipas saj kanë patur informacionet e ardhura nga jashtë.
Gerta tha se Selin gjatë gjithë kohës ka patur informacione të ardhura nga jashtë shtëpisë, gjë që më pas ka ndikuar në lojën dhe strategjinë e saj. Sipas ish-banores, nëse Selin nuk do ishte ndikuar nga informacionet e jashtme, do të ishte akoma më e fortë në lojë dhe më sfiduese.
“Selin ka luajtur gjithë kohën me informacione nga jashtë. Ka ndryshuar krahun e lojës. Ka pasur kunatën brenda, lojën së babait. Nëse nuk do kishte informacion nga jashtë, do bënte një lojë totalisht tjetër. Do ishte një lojë më e bukur dhe më sfiduese për të dhe Mirin. Për mua ishte shumë gabim ndërhyrja e familjarëve, që ia prishën lojën dhe e vendosën në pozita aq të vështira, sa nuk dëgjoi as të atin, as të ëmën, as kunatën.
Ajo e konsideroi si gabim ndërhyrjen e familjarëve, duke argumentuar se kjo gjë jo vetëm që i prishi rrjedhën e lojës Selinit, por e vendosi edhe në pozita të vështira emocionale dhe strategjike, ku shpesh nuk dëgjoi as këshillat e prindërve apo të njerëzve më të afërt brenda dhe jashtë shtëpisë”- u shpreh Greta. Versus.al

