Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu u është përgjigjur disa pyetjeve që ndjekësit e saj ia kanë bërë në rrjetet sociale.
Mes tyre nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Big Brother. Ndjekësit shprehën kuriozitet për të ditur nëse Xheneta do të futej sërish në këtë “reality show” dhe ajo nuk ka ngurruar të japë përgjigjie ku ka "thumbuar" edhe Gjestin.
”Ju jeni tu ma thirr me u fut prap, po nese isha fut prap nuk isha lidh edhe kisha tregu qe kam aftësi me lujt hala më shumë sesa ju keni pa edhe shumë lojë më të mirë” ka thënë ajo, duke lënë të hapur mundësinë që ta shohim sërish si banore në atë format, por pa sqaruar nëse bëhet fjalë për edicionin në Shqipëri apo Kosovë. Versus.al







