MAGAZINË /

"S'është karakter i përdalë", rrëfimi prekës i vajzës së Moza Ahmetit: Nuk mori dashurinë që meritonte në martesë

Shkruar nga Versus

"S'është karakter i përdalë", rrëfimi

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet me mënyrën e saj të të shprehurit dhe të parit të gjërave në këndvështrim tjetër. Natyra e saj e lirshme nga komplekset ka ngritur pikëpyetje tek një pjesë e publikut.

Përsa u takon këtyre paragjykimeve, ka reaguar vetë vajza e shkrimtares. Përmes një komenti në rrjetet sociale Luka i ka dalë në mbrojtje nënës së saj duke zbuluar një anë të panjohur për publikun.

Ajo rrëfeu vështirësitë e së shkuarës dhe përkushtimin absolut të Mimozës ndaj familjes, duke hedhur poshtë imazhin që mund të krijohet nga ekranet.

"S'është karakter i përdalë", rrëfimi

“Për të gjithë kuriozët. Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, në shkolla private pavarësisht problemeve ekonomike, dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmonë në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndenji 20 vjet vetëm për mua dhe motrën.”

Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta… Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen te çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën show dhe nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë” përfundon Luka në mesazhin e saj mbështetës. Versus.al

Poll