Dinamikat dhe debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania vijojnë të jenë të tensionuara.
Gjatë ditës së sotme është regjistruar një tjetër përplasje mes dy banorëve, pasi Rogerti e provokoi vazhdimisht Malin që të futeshin së bashku në ambientin e banjës.
Pas insistimit të vazhdueshëm, Mali pranoi dhe u fut me të, çka solli reagimin e menjëhershëm të produksionit duke u kërkuar të dyve që të dilnin jashtë.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi masat që mund të merren ndaj tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse incidenti do të ketë pasoja disiplinore brenda lojës./Versus.al

