MAGAZINË /

'Është burrë i martuar', por çfarë pëlqen Xheneta te Gjesti (nuk njeh Eglin)

Shkruar nga Versus

'Është burrë i martuar', por çfarë

Xheneta Fetahu vijon të tërheqë vëmendje edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4, duke mos e kursyer komentet për ish-banorët e shtëpisë më të famshme.

E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ajo vendosi të flasë ose më saktë, të mos flasë për Egli Takon. E pyetur për ish-banoren e BBVA, Xheneta tha: Nuk e njoh.

Një përgjigje që duket më shumë si "e njoh, por nuk dua të hyj në detaje për të".

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj për Gjestin, me të cilin pati një histori dashurie brenda shtëpisë së BBVK, përpara se ai të transferohej në BBVA ku dhe doli fituesi i këtij edicioni.

Për lidhjen e dikurshme? Pa komente.

Për statusin aktual të Gjestit, që “u martua” simbolikisht në shtëpinë e Big Brother? Xheneta u shpreh:

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar”, u shpreh ajo.

Ndërsa përsa i përket Diellzës, e përfolur si e dashura e Gjestit, Xheneta u shpreh se ajo është e martuar dhe nëse dëshiron të shprehet është në dorë të saj.

''Unë e di që ajo është e martuar dhe pse të diskutohet për të. Ajo ka një jetë tjetër dhe ndoshta diskutimet për Diellzën mund ti krijojnë probleme me partneren e saj.' u shpreh Xheneta. /Versus.al

 

Poll