MAGAZINË /

'Është fajtor për arrestimin e Noizyt në Zvicër' reagon ashpër Medi Iseni pas deklaratës së Stresit

Shkruar nga Versus
'Është fajtor për arrestimin e Noizyt në
Stresi/ Noizy/ Medi Iseni

Pas lajmeve për arrestimin e Noizyt në Zvicër, Stresi ka lënë të nënkuptohet se pas ngjarjes mund të qëndrojë Medi Iseni, me të cilin kishte pasur një konflikt të hapur vitin e kaluar.

Në përgjigje, Medi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur Stresin “të pabesë” dhe duke iu rikthyer incidentit në diskotekë, të cilin e cilëson si një sulm të organizuar ndaj tij, ku sipas tij u tradhtua nga persona të afërt.

“Prita ka vra më burra se unë. Zoti është i madh, vonon po nuk harron,” – shkruan ai, duke lënë të nënkuptohet se drejtësia do të vihet në vend.

Sipas tij, fshirja e disa materialeve online është provë se gjithçka ka qenë e planifikuar. Autoritetet zvicerane vazhdojnë hetimet për rastin.

'Është fajtor për arrestimin e Noizyt në
Postimi i Medi Isenit
Poll