Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të lejohet më të shitet apo të përdoret nga sallonet profesionale në të gjithë vendet e BE.
Ky përbërës ndihmonte që manikyri të thahej shpejt dhe të qëndronte gjatë, por është zbuluar se është i dëmshëm për shëndetin dhe është klasifikuar si substancë e rrezikshme.
Ky vendim është marrë nga Bashkimi Evropian dhe ka hyrë në fuqi pas publikimit të rregullores “Omnibus VII” në maj 2025. Tani, të gjitha produktet që përmbajnë TPO duhet të hiqen nga tregu dhe nuk mund të përdoren më, edhe nëse ndodhen ende në sallonet e bukurisë.
Edhe pse TPO ka qenë një nga përbërësit më të preferuar për manikyrët gjysmë të përhershëm për shkak të rezultateve të shkëlqyera që jepte, rreziku që sjell për shëndetin është shumë i madh.
Prandaj është marrë ky vendim i prerë: nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim të produkteve që e përmbajnë atë







