
Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me lajme për një ndarje të mundshme midis Klea Hutës dhe Elgit Dodës, një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar.
Këto hamendësime nisën pasi ndjekësit kishin vënë re se çifti kishte hequr shumicën e fotove të përbashkëta nga profilet e tyre në instagram, gjë që ndezi diskutimet dhe ngriti pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre.
Por duket se Klea ka zgjedhur të reagojë në mënyrën më të qetë dhe më elegante të mundshme. Në një seri fotosh artistike të publikuara në Instagram, ajo shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur, me një detaj që nuk mund t’i shpëtonte askujt: unaza e martesës në gishtin e saj.

Ky detaj i vogël, por domethënës, u interpretua nga shumëkush si përgjigjja e saj e heshtur ndaj gjithë thashethemeve, duke lënë të kuptohet se martesa me Elgitin vazhdon të jetë solide. Versus.al

