MAGAZINË /

“Është një turp”, Thierry Henry për lojtarin që nuk e fitoi kurrë Topin e Artë

Shkruar nga Versus

“Është një turp”, Thierry Henry për lojtarin

Futbollisti legjendar i Francës, Thierry Henry, beson se ish-mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, e meritonte të fitonte Topin e Artë gjatë karrierës së tij. Topi i Artë vazhdon të jetë gjithmonë temë diskutimi, sidomos kur afrohet koha për ndarjen e çmimit më të madh individual.

“Fituesit e Topit të Artë votohen si të duan, dhe kur shikon votimin çdo vit, sheh të njëjtët tre emra të parë dhe mendon: ‘A e ke seriozisht?’”, ka thënë fillimisht Henry për Give Me Sport.

“Për shembull, është turp që Gerrard nuk e fitoi kurrë çmimin pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2005 në Stamboll. Unë e konsideroj Steven një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, përfundoi legjenda franceze. Versus.al

Poll