MAGAZINË /

Shtyhet festa e Barcelonës, Reali fiton me përmbysje ndaj skuadrës ‘modeste’

Festa e katalansve shtyhet më tej për ceremoninë zyrtare të fitimit të La Ligas.

Shkruar nga Versus

Shtyhet festa e Barcelonës, Reali fiton me përmbysje ndaj

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i sezonit në Spanjë, La Liga ende nuk e ka të finalizuar skuadrën kampione me Real Madridin që shtyu festën e katalanasve.

“Galaktikët” fituan ndeshjen e 36-të të sezonit me përmbysje përballë Mallorcas në Santiago Bernabeu.

Ishin miqtë nga ishulli që kaluan në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë me Valjent. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën "Galaktikët" reaguan.

Pas asistit të Luka Modric, ishte Kylian Mbappe që në minutën e 68-të vendosi ekuilibrat në 1-1. Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, ishte i riu Jacobo Naveros që shënoi golin e dytë në shtesën e pestë, duke përfituar nga një pasiguri e prapavijës mike. Për Mallorcan gjatë gjithë takimit në fushë luajti edhe Vedat Muriqi. Versus.al

Poll