MAGAZINË /

Si ndiheni për fitoren? Pyetja epike e gazetares ndaj lojtarit të Werder Bremen që u mund 4-0 nga Eintracht - Video

Werder Bremen u mund rëndë 4-1 në fushën e Eintracht, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i ekipit të mundur, Marco Friedl, u thirr për të dhënë deklarata, por aty ndodhi e papritura

Shkruar nga Versus

Si ndiheni për fitoren? Pyetja epike e gazetares ndaj lojtarit të

Një skenë e pazakontë ndodhi drejtpërdrejt në televizionin gjerman pas ndeshjes Eintracht Frankfurt - Werder Bremen.

Werder Bremen u mund rëndë 4-1 në fushën e Eintracht, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i ekipit të mundur, Marco Friedl, u thirr për të dhënë deklarata.

Pasi kishte shkëmbyer më parë fanellat me portierin dhe ish-shokun e skuadrës së Eintrachtit, Michael Zetter, ai u ul para kamerës i veshur me uniformën e ekipit vendas, gjë që me sa duket e ngatërroi gazetaren, e cila e pyeti nëse ishte i lumtur me fitoren e ekipit të tij.

Pasuan disa sekonda sikleti, me lojtarin e ekipit humbës që buzëqeshi dhe u përgjigj: "Unë jam lojtar i Werderit, në rast se nuk e dinit."

Poll