
Moderatorja e njohur Arbana Osmani e cila së fundmi po moderon spektaklin “Ferma VIP” është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimti të emisionit.
Ndërsa po diskutonte me njërin prej banorëve, Akil Varfi lidhur me debatet që ky i fundit kishte patur në fermë, moderatorja përdori shprehjen “ke marrë pak si pushka e jevgut”.
Të menjëhershme ishin reagimet në rrjetet sociale ku shumë persona e konsideruan përdorimin e termit të papërshtatshëm për faktin se fjala “jevgjit” përdoret në mënyrë përçmuese ndaj komunitetit rom dhe ashkali.
Mes komenteve të shumta, disa prej reagimeve më të përsëritura ishin: “Kujdes me shprehjet”, “Ke fyer një komunitet” dhe “Pas kaq vitesh në televizion, ende nuk dihen termat diskriminues?”.
Vetë moderatorja reagoi pak minuta më vonë duke kërkuar falje publike për shprehjen e përdorur me justifikimin se nuk kishte asnjë qëllim ofendues. Versus.al

