MAGAZINË /

Situatë e pazakontë në BBVK, banorja dëgjohet duke qarë: Ma hap derën, dua të dal nga këtu

Bërtiturat e saj u vunë re nga banorët e tjerë, të cilët nisën ta diskutojnë ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Situatë e pazakontë në BBVK, banorja dëgjohet duke

Një situatë e tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku banorja Suanita ka shfaqur dëshirën për t’u tërhequr nga gara.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Suanitën në dhomën e rrëfimit, duke qarë dhe duke kërkuar: “Ma hap derën, dua të dal nga këtu.” Bërtiturat e saj u vunë re nga banorët e tjerë, të cilët nisën ta diskutojnë ngjarjen.

Në oborr, Londrimi, Dolçe dhe Benita janë parë duke komentuar situatën, ndërkohë që “Vëllai i Madh” ka vendosur muzikë për të mbuluar zërat e dhomës së rrëfimit. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehen të shqetësuar për gjendjen emocionale të Suanitës dhe ngjarjet brenda shtëpisë.

Poll