Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi, ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instastory.
“Nuk jam më ajo që isha, dhe as nuk di a dua të jem,” shkruan Rozana, duke lënë hapësirë për interpretime dhe duke i lënë ndjekësit të spekulojnë për gjendjen e saj aktuale.
Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë, ndërsa aludimet dhe komente të ndryshme mbi situatën e saj personale kanë mbushur rrjetet sociale, duke e bërë postimin një nga më të komentuarit të ditëve të fundit.
