MAGAZINË /

Skandal në Holandë / Vajza minorene e nëna mësuese, në lidhje dashurie me të njëjtin profesor. Rasti në gjykatë

Në një zhvillim befasues që tronditi sistemin arsimor në Gelderland, Holandë, mësuesja u shkarkua pas 25 vjetësh shërbim, jo për arsye praktike, por për faktin se “nuk raportoi çka kishte si detyrim” që vajza e saj e mitur, gjithashtu nxënëse e shkollës, ishte në një lidhje seksuale me një mësues të kolegjit. Ajo vetë, po ashtu, kishte një marrëdhënie intime me të njëjtin mësues.

Shkruar nga Versus

Skandal në Holandë / Vajza minorene e nëna mësuese, në

Vitin e kaluar shkollor, një mësuese në një shkollë të mesme në Gelderland të Holandës, humbi punën pas 25 vitesh shërbimi për shkak se “nuk raportoi” se vajza e saj e mitur, gjithashtu një nxënëse në shkollë, kishte marrëdhënie seksuale me një kolegun e saj mashkull. Por kjo nuk është e gjitha: vetë mësuesja kishte një histori rozë me burrin në fjalë. Lajmi është publikuar nga media holandeze dhe belge, por duke mbrojtur identitetin e protagonistëve në këtë skandal.  

Historia mori dritë në pranverën e vitit 2024, kur vajza pranoi te nëna e saj se ishte në marrëdhënie me një mësues i cili, në atë kohë, ishte edhe partneri romantik i nënës. Në atë kohë, vajza përballej me probleme serioze të shëndetit mendor, duke pasur përjetuar kriza klinike dhe tentativa vetëvrasjeje të shkaktuara nga kjo situatë komplekse emocionale.

Për nënën, situata u shndërrua në një betejë për mbrojtjen e vajzës së saj. Ajo refuzoi të raportonte lidhjen, duke vlerësuar që një ndërhyrje institucionale mund ta përkeqësonte shëndetin e të bijës. Gjithsesi, kur lidhja u rikthye një vit më vonë dhe u shfaq sërish një kontakt mes të miturës dhe mësuesit, ajo ndërhyri për të ndalur situatën, duke kërkuar që ai të njoftonte zyrtarisht drejtuesit e shkollës, çka çoi në shkarkimin e tij.

Nënshkrimi i saj se ishte e informuar për marrëdhënien e së bijës, si dhe që e kishte pasur kolegun partner që nga viti 2017, u konsiderua fakte të mjaftueshme për shkarkimin e menjëhershëm nga pozicioni i mësueses.

Por gjykata hodhi poshtë vendimin e shkarkimit, duke e cilësuar si të “pajustifikuar” dhe “e pamatur”. Gjykatësi u fokusua në aspektin emocional dhe psikologjik të rastit, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht të ndjeshme” dhe "shumë të rëndësishme për mirëqenien e vajzës". Prandaj, mbrojtja e fëmijës prevaloi mbi detyrimin formal për raportim.

Nënës i është dhënë një kompensim prej 38,000 euro, si dhe një demshpërblim 16.000 euro të tjera për shkarkim të padrejtë. / Versus / 

Poll