
Transgjinorja Linda Rei ka hequr dorë mbrëmë nga qëndrimi si banore në Big Brother VIP Kosova 4. Banorët e tjerë u njoftuan me anë të zarfit.
Linda Rei la shtëpinë sepse shprehu hapur pakënaqësinë në spektaklin ‘prime’ rreth mënyrës sesi produksioni e kishte trajtuar sëmundjen e saj, diabetin.
Ajo tha se kishte kërkuar të shihte edhe psikologen, por një gjë e tillë i ishte mohuar brenda shtëpisë.
Alaudini gjatë debatit me të në spektaklin e së hënës i mohoi akuzat dhe së bashku me produksionin bën ç’mos për ta bindur që ajo të qëndrojë, por mesa duket Linda nuk ka dashur të vazhdojë garën. Versus.al
