Një skenë e marrë nga një film komedi ka ndodhur në një ndeshje në kategorinë e dytë të Portugalisë.
Uniao Desportiva Oliveirense priti Felgueiras, por ndodhi një ngjarje e papritur.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijat e fushës nuk dukeshin qartë, për pasojë arbitri i ndeshjes kërkoi që ato të rilyheshin sipër me një makineri speciale.
Problemi ishte se nuk kishte bojë të mjaftueshme për të... theksuar linjat. Kështu, njerëzit e ekipit vendas dolën me një zgjidhje alternative.
Ata futën disa litra qumësht në makinë dhe filluan të lyenin linjat e fushës me të. Në fakt, siç doli, ideja e tyre fillestare doli e saktë, pasi ndeshja u përfundua pa probleme të mëtejshme.
Quando o leite salva o dia ????#sporttvportugal #LIGAnasporttv #ligaportugalmeusuper #oliveirense #felgueiras pic.twitter.com/cVmROkLm6u
— sport tv (@sporttvportugal) January 5, 2025








