MAGAZINË /

“Skuadra më e lezetshme”, Mourinho “ngre peshë” kombëtaren shqiptare: Gola në 20 sekonda dhe në minutën e fundit

Shkruar nga Versus
“Skuadra më e lezetshme”, Mourinho “ngre
Trajneri portugez, Jose Mourinho

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka befasuar me fjalët e tij për kombëtaren shqiptare dhe paraqitjen që kuqezinjtë kanë bërë deri më tani në Euro 2024.

Duke lavdëruar lojën e kuqezinjve deri më tani, ai e krahason skuadrën e kombëtares shqiptare me atë të Kosta Rikës në 2014-ën që ishte një surprizë në Kupën e Botës.

“Shqipëria është një nga skuadrat e “nëndheshme” më të mira që kam parë.

Në grupin e vdekjes, me zero pritshmëri, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë.

Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: