MAGAZINË /

"S'mund të jesh opinioniste e mirë nëse ke qenë banore", Anita Haradinaj flet për Olta Gixharin

Shkruar nga Versus
"S'mund të jesh opinioniste e mirë nëse ke qenë
Anita Haradinaj dhe Olta Gixhari

Opinionistja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin ‘Prive by Liberta Spahiu’, ku ka komentuar disa nga mendimet dhe pyetjet që i drejtohen në rrjete sociale.

Një prej çështjeve më të përfolura ishte mungesa e saj në Big Brother VIP, ku ajo ishte pjesë si opinioniste në edicionin e parë dhe është ende e kujtuar nga shumë fansa të formatit.

Anita u ndal tek komentet që vazhdimisht merr nga ndjekësit, të cilët i shprehin dëshirën që ajo të rikthehet si opinioniste.

“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po na mungon. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu komentoi edhe për opinionistët e rinj të përzgjedhur nga produksioni këtë sezon, duke bërë një vërejtje të drejtpërdrejtë ndaj figurave që kanë qenë më parë pjesë e shtëpisë.

“Prej kur i kanë përzgjedh opinionistët e rinj, e kam ditë që kanë me më kërku. E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinionist i mirë nëse ke qenë banor”, theksoi tutje.

E pyetur për mundësinë e rikthimit në Big Brother VIP nëse do të vinte një ftesë zyrtare, Anita nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i saj mbetet në dorën e produksionit dhe situatave të ardhshme. Versus.al

Poll