MAGAZINË /

Sot Dita e të Dashuruarve, si lindi kjo festë dhe kush ishte Shën Valentini?

Shkruar nga Versus

Sot Dita e të Dashuruarve, si lindi kjo festë dhe kush ishte Shën  
Festa e Shën Valentinit ose siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve festohet çdo vit në 14 shkurt. Kjo ditë shihet si e veçantë nga çiftet që shkëmbejnë urime dhe dhurata.

Por si lindi historia e kësaj dite?

Kjo ditë e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm. Ekzistojnë disa histori të ndryshme se kush ishte ai.

Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.

Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.

Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

Poll