MAGAZINË /

Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetët e tyre personale në BBBV5: Kujdesem për motrën e sëmurë

Gjatë Big Brother VIP 5, Iliri dhe Stenaldo ndanë momente të ndjeshme nga jeta e tyre personale, duke treguar sfidat dhe përgjegjësitë familjare. Iliri kujdeset për motrën e sëmurë me ndihmën e bashkëshortes, ndërsa Stenaldo vlerëson sakrificën e nënës së tij.

Shkruar nga Versus

Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetët e tyre personale në BBBV5:

Gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP 5, Stenaldo dhe Iliri ndanë me publikun disa momente personale nga jeta e tyre.

Iliri tregoi se pas vdekjes së prindërve kujdeset për motrën e sëmurë, ndërsa për të kujdeset bashkëshortja e tij gjatë qëndrimit të tij në program.

Stenaldo u shpreh se heroina e tij është nëna, e cila ka kujdesur për të dhe për vëllanë që nga mosha 6 muajshe, kur ai humbi shikimin pas një infeksioni të rëndë dhe babai i tyre ishte ndarë nga jeta.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullova, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Poll