
Kombëtarja shqiptare është nisur drejt stadiumit “Volksparkstadion” 57 mijë vendësh në Hamburg ku pritet të ndeshet me Kroacinë në orën 15:00 të ditës së nesërme në një ndehsje që do të vulosë fatin e njërit prej ekipeve sa i takon vijimit të rrugëtimit në “Euro 2024”.
Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e lojtarëve të ekipit kuqezi të cilët janë nisur drejt stadiumit ku do të zhvillojnë sot stërvitjen e fundit pas konferencës për shtyp që do të mbajë trajneri Sylvinho në orën 17:00.
Ky i fundit, ka zgjedhur të bëjë ndryshime në formacion. Risia krahasuar me formacionin e ndeshjes me Italinë, pritet të jetë sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Taulant Seferit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë, në portë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër.
Formacionet e mundshme
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Laci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja
Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir. Versus.al









