MAGAZINË /

"Strateg që lind një herë në 100 vjet", Anita pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt: Më në fund fitova burrin tim

Ajola të kuptohet se kjo dorëheqje është një etapë e re në jetën e Haradinajt duke u përkushtuar më shumë në jetën familjare.

Shkruar nga Versus
"Strateg që lind një herë në 100 vjet", Anita pas
Anita dhe Ramush Haradinaj

Mbrëmjen e djeshme, Ramush Haradinaj njoftoi dorëheqjen nga posti i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke deklaruar se nuk do të kandidonte për ta drejtuar sërish këtë formacion politik.

Lëvizja e tij u interpretua si një moment reflektimi dhe tranzicioni pas një periudhe të gjatë angazhimi aktiv në politikë. Pasi njoftoi dorëheqjen, reagimi që mori vëmendje të veçantë ishte ai i bashkëshortes së tij, Anita Muçaj Haradinaj e cila ndau një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale.

Ajo e përshkroi Haradinajn si lider dhe strateg të rrallë që lind një herë në 100 vite.

Sipas saj, vitet kanë qenë të mbushura me sfida, sakrifica dhe përgjegjësi, të cilat i kanë përballuar së bashku. Dorëheqja, sipas nëntekstit të mesazhit, shënon fillimin e një etape të re—një periudhë ku familja mund të jetë më në qendër të vëmendjes.

"Strateg që lind një herë në 100 vjet", Anita pas

Reagimin e mbylli me një deklaratë që u komentua gjerësisht në rrjet: “Kosova të do, por unë të dua edhe më shumë.” Ajo shtoi gjithashtu se ndihet e lumtur që tani do ta ketë bashkëshortin më pranë familjes, duke shkruar: “Më në fund e fitova burrin tim.” Versus.al

Poll