MAGAZINË /

Stuhi shiu dhe reshje dëbore në këto zona, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 3 janar.

Shkruar nga Versus

Stuhi shiu dhe reshje dëbore në këto zona, si parashikohet
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 4-5ballë. Versus.al

Poll