Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka “shpërthyer” në rrjetet sociale, pasi një ndjekës i përmendi ish-rivalen e saj, Françeska Murati, dhe faktin që ajo nuk arriti në finale.
Sara Gjordeni, e cila vijon të jetë një figurë shumë e komentuar, iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi që e kishte cilësuar atë si “konkurrente të fortë” por shtonte: “ta mori Françeska në kthesë gjithë atë luftim, as në finale nuk vajte.”
Sara u përgjigj ashpër duke theksuar suksesin e saj pas reality show-t: “Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2/3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami.”

Më pas, ajo shtoi se është shumë më e suksesshme se çmimi i madh i Big Brother, duke u shprehur:
“U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar. Kam qindra mijëra njerëz që më duan dhe forcohen çdo ditë e më tepër nga kurajo që kam reflektuar në jetë duke e marrë si shembull. A e di ça dmth t’u japësh njerëzve forcë vetëm pse jeton e frymon?! Ti thua finalja bbv…”
