MAGAZINË /

“Ta tregoj unë qejfin!”/ Mimoza Ahmeti përplaset me Zhakun: Ka një gjendje psikologjike të irrituar, ka nevojë për…

Mimoza Ahmeti dhe Zhaku (Inida Gjata) janë përplasur mbrëmjen e sotme live gjatë spektaklit "Ferma Vip" pasi Moza ka komentuar sjelljen e disa konkurrentëve dhe ka theksuar nevojën për bashkëjetesë dhe ndryshim qasjeje, duke shkaktuar reagim të ashpër tek Zhaku

Shkruar nga Versus

“Ta tregoj unë qejfin!”/ Mimoza Ahmeti përplaset me

Debate të ashpra dhe tensione janë regjistruar në spektaklin “Ferma VIP” mes shkrimtares Mimoza Ahmeti dhe konkurrentes Zhaku, duke kulmuar me akuza dhe replika të forta në transmetim live.

Mimoza Ahmeti, gjatë diskutimit për dinamikat dhe përplasjet brenda fermës, ka komentuar sjelljet e disa prej konkurrentëve, duke theksuar se disa prej tyre kanë krijuar konflikte të forta dhe duhet të ndryshojnë qasje për bashkëjetesë në format.

Nga ana tjetër, Zhaku ka reaguar ashpër, duke i cilësuar disa nga konkurrentët si “manipulatorë, mashtrues dhe të pabesë”, duke deklaruar se nuk ndihet e përfshirë në kompromise dhe se situata e motivon edhe më shumë.

Debati është përshkallëzuar më tej kur Mimoza Ahmeti i ka kërkuar të ulë tonin e komunikimit, duke paralajmëruar se një gjuhë e tillë mund të sjellë pasoja në vijim të spektaklit.

Arbana: Moza, ti çfarë mendon për këtë përplasjen e vajzave?

Unë mendoj që ajo që i ka bashkuar këto të dyja në hyrje, që na dha idenë që këto janë shoqe, ishte fakti që këto e kanë parë fermën nga jashtë, kanë parë disa insinuata të personave të caktuar dhe me atë revoltën e përbashkët bënë hapin e parë për të bërë spacio, pra një hapësirë për vete.

Në këtë moment mbyllet pjesa ose introduksioni, pra prezantimi i këtyre këtu, dhe fillon jeta. Fakt është që aty ku fillon jeta, kemi një Kostana e cila kërkon të futet në relacione. Lëre këtë të Sarës, sepse Sara hyn te përshtypja e jashtme, konflikti mitik me Sarën. Ndërsa në brendësinë e fermës shikoj që Ana është një vajzë që merr e jep, përpiqet të punojë, të gatuajë, është njeri që funksionon. Nuk është njeri, për shembull, që thotë që unë do punoj kur të më tekët mua. Detyrat i kryen mitik me shumë korrektesë.

 Ajo që më bën përshtypje, më ka bërë përshtypje që mbrëmjen, prime-in tjetër, është që kjo vajzë ka një kulturë dhe një strukturim ose artikulim shumë rigid, i thonë i rrudhur, domethënë që e ndërton shumë mirë frazën, e ndjek argumentin. Dhe unë besoj që do shikoni dhe surpriza të tjera nga arsyetimet e kësaj vajze, që me sa di unë është gazetare. Gazetare dhe mendoj që konflikti është i vërtetë. Mendoj që Zhaku ka një gjendje psikologjike paksa të irrituar. Ka nevojë ndoshta edhe për një bisedim. Nuk dua të them psikolog, se ajo e konsideron ndoshta dhe si fjalë fyese, por për një bisedim që ne jemi këtu për të bashkëjetuar dhe duhet patjetër të ndërrojë qasje. Ndryshe është shumë e vështirë, si për ne, si për ata.

 

Arbana: Zhaku, çfarë mendon për këtë që thotë Moza?

Zhaku: Janë mbledhur një grup manipulatorësh, mashtruesish, gënjeshtarësh, servilësh, të pabesësh, që janë bërë patericat e njëri-tjetrit. Po mua kjo gjë më frymëzon edhe më shumë. Kështu që, meqë jam hije tani, dje isha hyjneshë, sot jam hije... Ndërsa këtë, ja tregofsha, ja tregoj unë qejfin këtyre të gjithëve. Kaq!

Mimoza: Shiko, me këtë gjuhë edhe ne pastaj do kemi reagim tjetër dhe do më vijë shumë keq që do bëhemi sebep që do dalësh jashtë.

Poll