
Situata në Big Brother VIP Kosova u tensionua gjatë mbrëmjes së djeshme teksa banorët kërcenin në festën e organizuar nga produksioni.
Shkak u bë xhelozia e Albës për Limin teksa ky i fundit kërcente dhe bënte skena të tepruara me Dolcen. Në atë moment Alba vendosi të përballej me të, por hasi edhe në reagimin e Dolces e cila iu drejtua me fjalë aspak të hijshme.
“Mos më prek mua se të ngjis për muri”, përsëriti Dolce dy herë teksa Alba i kërkonte llogari Limit për sjelljen e tij. Versus.al

