MAGAZINË /

"Të rrahën se i ngacmove motrën dasmorit", përplasje e fortë mes këngëtarëve në BBVIP

Shkruar nga Versus
"Të rrahën se i ngacmove motrën dasmorit",
Labinot Rexha, Kushtrim Kelani

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes banorëve të Big Brother VIP Kosova4 ku debate mes këngëtarëve Labinot Rexha dhe Kushtrim Kelani ka marrë përmasa të mëdha.

Shkak u bë përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi i cili pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.

Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.

“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.

“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.

Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike. Versus.al

Poll