MAGAZINË /

Temperatura -3 gradë celcius, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 15 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Temperatura -3 gradë celcius, si parashikohet të jetë moti

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat më të ulëta do shënohen në Bajram Curri dhe Peshkopi me -3 gradë celcius. Ndërsa më të lartat në Sarandë e Gjirokastër me 22 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al

Poll