MAGAZINË /

Teori konspirative në rrjet për Bia Khalifën në BBVIP Kosova: “Rituale të errëta” apo thjesht keqinterpretime?

Shkruar nga Versus
Teori konspirative në rrjet për Bia Khalifën në BBVIP
Bia Khalifa

Rrjetet sociale janë “pushtuar” orët e fundit nga teori konspirative që akuzojnë banoren Bia Khalifa për kryerjen e ritualeve të errëta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Pamje të shkëputura nga transmetimi dhe video të vjetra po qarkullojnë masivisht, duke nxitur reagime të forta dhe debate mes ndjekësve të formatit.

Sipas komenteve në rrjet, janë tre momente kryesore që kanë ushqyer dyshimet e publikut. I pari lidhet me një video virale ku Bia shfaqet duke shpuar me gjilpërë një kukull “Labubu”, teksa përmend emrin e Albas. Më pas, ajo shihet duke kryer veprime të pazakonta, si fshehja e objekteve në dyshekun ku flinin bashkë dhe hedhja e një varëseje, gjë që ka shtuar aludimet për “sehira”.

Momenti i dytë ka rikthyer në vëmendje një video më të hershme, ku Bia i mbush këpucët e Tonit me ujë. Fakti që ai u eliminua më pas nga loja, po komentohet nga disa ndjekës si një “supersticion që funksionoi”, edhe pse nuk ka asnjë lidhje faktike mes ngjarjeve.

Së fundmi, dyshimet janë përforcuar edhe nga një deklaratë e Albas, e cila duket e shqetësuar nga prezenca e Bias. Ajo është dëgjuar nga kamerat duke thënë: “Sa herë vij në banjo, vetëm kjo është… mos ka nis sehiret?”, një frazë që ka nxitur edhe më shumë reagime online.

Ndërkohë, këto pretendime mbeten thjesht teori konspirative të ngritura nga publiku në rrjetet sociale, pa asnjë provë konkrete. Produksioni dhe banorët nuk kanë reaguar zyrtarisht, ndërsa debati vijon të jetë një nga temat më të diskutuara të momentit./Versus.al

Poll