
Lorna dhe Miri janë përfshirë në debat brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Lorna e ka provokuar duke e pyetur pse është i mërzitur, kaq ka mjaftuar për të nisur përplasja.
Lorna e akuzoi Mirin se është person fals brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa Miri u shpreh se dëshiron ta eliminojë Lornën.
Biseda:
Lorna: Je shumë i mërzitur këto ditë, çfarë ke? Ke ndonjë problem?
Miri: Pi me ty.
Lorna: Ti do që të më nxjerrësh nga shtëpia
Miri: Si të gjithë. Po nuk të nxora do të iki vetë.
Lorna: Nuk nuk më vjen keq fare për ty. A mor vesh? Mos ma luaj syrin mua. Me Kristin do të bëj çfarë dua unë dhe të iki ku të dua. Ti je fals nga koka deri te këmba.
Miri: Je komplet sëpata pa bisht./Versus.al

