
Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Ai e quajti yllin kosovar si gjysmë-turk dhe e akuzon atë se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kombëtarja e Kosovës humbi me rezultatin 0-1 në favor të Turqisë, për eliminatore në Kampionatin Botërorë.
“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se si ka për t'u zhvilluar loja. U fol dhe i përqafon gjithë lojtarët turq para lojës. Madje të kishte shitur lojën, kishte fituar lekë. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen flisnin turqisht”, u shpreh tifozi për Klan Kosova.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit Muriqi i cili shkruan se ai megjithëse se është gjysmë turk, ai ndihet më patriot dhe kosovar se ai.
"Turp të të vijë!!! Unë jam gjysmë turk; si shumë njerëz të lindur në Prizren, flas turqisht, por jam më patriot se ti dhe ndihem më kosovar se ti!"
Nëse mendoni se një lojtar i ekipit kombëtar do të luante një ndeshje kaq vendimtare për vendin e tij vetëm sepse ka lindur në Prizren dhe flet turqisht, atëherë ose keni një problem mendor ose jeni dikush pa gjak, emocione apo respekt. Megjithatë, ky lojtar dha gjithçka për ekipin kombëtar të Kosovës.
Ajo që bëre, dhimbja që kam përjetuar prej ditësh, ajo që i bëre futbollit të vendit dhe ekipit kombëtar ... Nuk do të të fal kurrë!!! Zoti të mallkoftë!!!” shkroi Muriqi në rrjete sociale./Versus.al


