MAGAZINË /

Tragjike në Kosovë, lojtari humbet jetën teksa luante futboll

Shkruar nga Versus
Tragjike në Kosovë, lojtari humbet jetën teksa luante futboll
I ndjeri, Liridon Gubetini

Një futbollist 43 vjeçar i klubit të veteranëve të KFV Barilevas ka humbur jetën ditën e djeshme teksa luante në ndeshjen e Kupës kundër KFV Deçani. 

Liridon Gubetini humbi ndjenjat në fushë dhe pavarësisht ndihmës së menjëhershme, ai nuk arrioti të mbijetonte. Mediat shkruajnë se dyshohet për një arrest kardiak. 

''Në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA - KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën", bën me dije klubi i tij.

KFV Barileva i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve, duke treguar se Liridoni ishte pjesë e skuadrës që nga dita e themelimit.

"Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e parë pas themelimit të skuadrës", shkruhet në reagimin e skuadrës. Versus.al

 

Poll