MAGAZINË /

"Trëndafil në kohë lufte”/ Bes Kallaku prezanton të dashurën?!

Shkruar nga Versus

"Trëndafil në kohë lufte”/ Bes Kallaku prezanton

Artisti i njohur shqiptar, Besa Kallaku duket se ka filluar një kapitull të ri dashurie dhe këtë herë ka zgjedhur ta ndajë me fansat.

Besi gjatë kësaj periudhe ka qenë i fokusuar në jetën private, së fundmi ka dhënë një sinjal të fortë se është i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë.

Përmes një instaStory tërhoqi vëmendjen, aktori i humorit publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara, një imazh i thjeshtë në pamje të parë, por me një simbolikë të fortë.

Ajo që bie menjëherë në sy është tatuazhi në parakrahun e tij, ku lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”, një ditë që duket se ka një domethënie të veçantë për çiftin.

Në sfond dëgjohej kënga “I’ll Love You Forever”, duke e përforcuar edhe më shumë mesazhin romantik.

Nën emër dhe datë, aktori ka shtuar edhe një frazë poetike: “Trëndafil në kohë lufte”, një dedikim që lë të kuptohet se kjo dashuri ka lindur dhe është forcuar mes periudhash të vështira apo ndryshimesh të mëdha në jetën e tij.

"Trëndafil në kohë lufte”/ Bes Kallaku prezanton

Bes Kallaku dhe partnerja e tij kanë disa muaj që janë në një lidhje të qëndrueshme, por kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut deri tani. Mbetet për tu konfirmuar nga aktori lidhja romantike./Versus.al

Poll