
Siç duket kjo periudhë nuk ka qenë aspak e mirë për Klea Hutën.
Në një postim në story moderatorja ka treguar se këto tre muajt e fundit nuk kanë qenë aspak në favor të saj.
Në fillim ishte humbja e valixheve teksa udhëtonte në Ibiza dhe më pas pas lëndimi që pësoi gjatë një zhytje, vetëm pak kohë pasi kishte kaluar një infeksion.
Ndërsa së fundmi ajo ka bërë një postim ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve.
‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë’./Versus.al
