
Kosovë dhe Turqi kanë mbyllur një pjesë të parë të tensionuar në stadiumin Fadil Vokrri, ku miqtë kanë kaluar në avantazh 0-1.
Sfida u zhbllokua pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës turke, ku Kerem Aktürkoğlu arriti të shtyjë topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Turqisë.
Më herët në ndeshje, Fisnik Asllani ishte pranë golit me një goditje nga distanca, por portieri turk reagoi në mënyrë spektakolare duke devijuar topin që përfundoi në traversë.
Pjesa e parë u mbyll edhe me tension në fushë, pas një ndërhyrjeje të Kerem Aktürkoğlu ndaj Hajrizin, duke shkaktuar përplasje mes lojtarëve dhe ndëshkime me karton të verdhë për disa futbollistë.


